Qershor 25, 2023 08:55 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e Amir Abdollahian me Lavrov

Në një bisedë telefonike, ministrat e jashtëm të Iranit dhe Rusisë shkëmbyen mendime mbi gjendjen e fundit të marrëdhënieve dypalëshe si dhe zhvillimet në lidhje me situatën në disa pjesë të Rusisë.

Sipas IRNA, Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir Abdollahian, në një bisedë me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, duke mbështetur sundimin e ligjit në të gjitha vendet, përfshirë Rusinë fqinje dhe mike, kritikoi çdo ndërhyrje të huaj në punët e brendshme të vendeve. Ai e konsideroi situatën e Rusisë si një çështje krejtësisht të brendshme dhe shprehu besimin se Rusia do ta kalojë këtë fazë. Duke iu referuar deklaratave të presidentit rus Vladimir Putin, Sergei Lavrov theksoi zbatimin e plotë të shtetit ligjor për integritetin territorial të vendit dhe tha: Rusia do ta kapërcejë shpejt këtë situatë. Ministri i Jashtëm rus gjithashtu theksoi ndjekjen e marrëveshjeve dypalëshe duke vlerësuar marrëdhëniet e nivelit të lartë midis Teheranit dhe Moskës. Mbrëmjen e së premtes (23 qershor), komandanti i grupit “Wanger” në një deklaratë ka pretenduar se forcat e ushtrisë ruse kanë sulmuar pozicionet e këtij grupi. Sipas Yevgeny Prigozhin, komandant i grupit "Wanger", një sulm me raketa u krye në pozicionet e grupit Wanger dhe rezultoi në shumë viktima.  Forcat e armatosura ruse dhe institucionet e tjera qeveritare në këtë vend hodhën poshtë pretendimin e Prigozhin dhe njoftuan se veprimi i grupit "Wanger" është shpallur si krim.

Tags