Bisedë telefonike e presidentit  Raisi dhe Putin për ngjarjet në Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i145916-bisedë_telefonike_e_presidentit_raisi_dhe_putin_për_ngjarjet_në_rusi
Zëvendësi i  Zyrës Politike të Presidentit të Republikës Islamike të Iranit tha: Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me Presidentin e Federatës Ruse theksoi mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit ndaj sovranitetit kombëtar të Rusisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 26, 2023 20:54 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e presidentit  Raisi dhe Putin për ngjarjet në Rusi

Zëvendësi i  Zyrës Politike të Presidentit të Republikës Islamike të Iranit tha: Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me Presidentin e Federatës Ruse theksoi mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit ndaj sovranitetit kombëtar të Rusisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Mohammad Jamshidi, zëvendësi politik i Zyrës së Presidentit të Republikës Islamike të Iranit në Twitter shkroi: “Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Sejed Ebrahim Raisi të hënën pati dy biseda të veçanta telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan, ku shqyrtoi marrëdhëniet dypalëshe dhe sidomos zhvillimet në Kaukaz. Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në bisedën telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, tha: Republika Islamike e Iranit mbështet sovranitetin kombëtar të Rusisë. Duke theksuar se prania e forcave jashtërajonale është një kërcënim për të gjitha vendet e rajonit, Raisi shtoi: Teherani i ndjek me ndjeshmëri dhe seriozitet zhvillimet në rajonin e Kaukazit dhe beson se konfliktet në Kaukaz duhet të zgjidhen me rolin e vendeve të rajonit. Vladimir Putin, duke uruar ardhjen e Kurban Bajramit, prezantoi një raport mbi rebelimin e fundit të armatosur në këtë vend dhe tha: Rusia veproi me forcë kundër këtij rebelimi. Duke iu referuar situatës në Kaukaz, presidenti rus foli për pasojat negative të veprimeve të forcave jashtërajonale në këto zhvillime dhe shprehu nevojën për zgjidhjen e problemeve përmes bashkëpunimit dhe koordinimit të vendeve fqinje. Presidentët e Republikës së Iranit dhe Rusisë, duke shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe ekonomike dhe tregtare, theksuan zbatimin e shpejtë të marrëveshjeve mes dy vendeve dhe modelin e bashkëpunimit Teheran-Moskë në fushën e Korridorit Veri-Jug e quajtën shembull të suksesshëm të ndërveprimit të të dy vendeve, i cili mund të shtrihet edhe në fusha të tjera. Ndjekja e procesit të Astanës në lidhje me Sirinë ishte një nga temat e tjera të diskutara nga presidentët e Iranit dhe Rusisë.