Urime për festën e Kurban Bajramit
Sot, e enjte, më 10 Dhul-Hixhe 1444 Hixhri, e barabartë me 29 qershor 2023, është festa e Kurban Bajramit, një nga festat e mëdha të myslimanëve.
Në festën e Kurban Bajramit, haxhinjtë që kanë shkuar për të vizituar shtëpinë e Zotit, bëjnë kurban sipas urdhrit të Zotit dhe për kënaqësinë e Tij dhe e mbajnë të gjallë dhe e çmojnë kujtimin e profetit të madh të Zotit, Hazreti Ibrahimit (a.s.). Për të provuar besimin dhe sinqeritetin e tij, Zoti i dha Ibrahimit (a.s.) një mision që të sakrifikonte djalin e tij Ismailin (a.s.) në rrugën e Zotit. Me gjithë vështirësinë e kësaj detyre, Hazreti Ibrahim (A.S.) iu bind urdhrit hyjnor dhe u përgatit për ta kryer këtë mision, por sado që ai u përpoq, thika nuk ia preu fytin djalit të tij Ismailit (A.S.). Ndërkohë, Hazreti Ibrahimit (a.s.) iu tha se ai kishte dalë krenar nga sprova hyjnore dhe më pas iu dërgua një dele që ai ta bënte kurban në vend të Ismailit (A.S.). Kjo histori mësimore është një mësim sakrifice, vetëmohimi, kontrollim i egos dhe nënshtrim ndaj urdhrit të Zotit. Për këtë arsye edhe muslimanët në mbarë botën e festojnë ditën e 10-të të Dhul-Hixhes si festë madhështore dhe të lavdishme islame dhe prej saj mësojnë mësimin e sinqeritetit dhe robërisë.