Qershor 29, 2023 09:19 Europe/Tirane
  • Namazi i Kurban Bajramit në të gjithë Iranin

Namazi i Kurban Bajramit u mbajt në të gjithë Iranin me një pjesëmarrje të madhe të njerëzve.

Sipas IRNA namazi i Kurban Bajramit u mbajt me një pjesëmarrje të madhe njerëzish në të gjithë Iranin Islamik, duke përfshirë faltoren e shenjtë të Imam Rizait (a.s.) në Mashhadin e shenjtë (në verilindje të Iranit), faltoren e Hazretit Masoumeh (a.s) në qytetin e Kum dhe vende të tjera fetare. Në të njëjtën kohë me organizimin e namazit në të gjithë vendin, mëngjesin e kësaj të enjte edhe në Teheran në Universitetin e Teheranit u mbajt namazi i Kurban Bajramit me praninë e besimtarëve të udhëhequr nga Ajetullah Sejed Ahmad Khatami.  Sot, e enjte, më 10 Dhul-Hixhe 1444 Hixhri, e barabartë me 29 qershor 2023, është festa e Kurban Bajramit, një nga festat e mëdha të myslimanëve.

Tags