Amir Abdollahian kritikon mbështetjen e Suedisë për fyerjen e Kuranit
(last modified Thu, 29 Jun 2023 18:53:51 GMT )
Qershor 29, 2023 20:53 Europe/Tirane
  • Amir Abdollahian kritikon mbështetjen e Suedisë për fyerjen e Kuranit

Ministri i Jashtëm i Iranit tha: Lejimi i fyerjes së simboleve të shenjta fetare dhe Kuranit të Shenjtë me asnjë justifikim nga Suedia nuk pranohet.

Dy javë pasi gjykata e apelit të Suedisë përmbysi ndalimin e policisë për një demonstratë të organizuar për djegien e Kuranit, policia lëshoi ​​një leje për një demonstratë në të cilën organizatorët e demonstratës të mërkurën, që përkoi me festën myslimane të Kurban Bajramit, dogjën një kopje të Kuranit. Në lidhje me këtë dhe sipas IRNA, Ministri i Jashtëm i Iranit Hussein Amir Abdollahian në një postim në Twitter të enjten shkroi: E gjithë bota islame dënon ashpër fyerjen e librave të shenjtë dhe Kuranit të Shenjtë. Amir Abdollahian shtoi: Lejimi i fyerjes së simboleve të shenjta fetare dhe Kuranit të Shenjtë nga Suedia nuk pranohet me asnjë arsyetim. Në vazhdim të postimit në Twitter të ministrit të Jashtëm të Iranit thuhet: Demokracia dhe liria për të kryer këto sjellje vetëm sa inkurajojnë terrorizmin dhe ekstremizmin. Pasojat e këtij veprimi do të përfshijnë vetë perëndimin. Vitet e fundit, disa vende evropiane dhe veçanërisht ato skandinave kanë qenë skena e shkeljes dhe përdhosjes së shenjtërive myslimane. Në hijen e mbështetjes së policisë suedeze, ekstremistët e djathtë i vunë zjarrin Kuranit të Shenjtë dhe protestat e myslimanëve gjithashtu u shtypën.

Tags