Francë: Vazhdon flaka e dhunës në natën e katërt radhazi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i146084-francë_vazhdon_flaka_e_dhunës_në_natën_e_katërt_radhazi
Ndërsa ministri i brendshëm francez kishte lëshuar një urdhër që ndalonte lëvizjen e të rinjve në të gjithë vendin nga ora 21:00 deri në orën 6 të mëngjesit të së shtunës, në natën e katërt të protestave, disa qytete franceze përjetuan tensione të reja.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 01, 2023 05:47 Europe/Tirane
  • Francë: Vazhdon flaka e dhunës në natën e katërt radhazi

Ndërsa ministri i brendshëm francez kishte lëshuar një urdhër që ndalonte lëvizjen e të rinjve në të gjithë vendin nga ora 21:00 deri në orën 6 të mëngjesit të së shtunës, në natën e katërt të protestave, disa qytete franceze përjetuan tensione të reja.

Zona Docher e Lionit, Marsejës, Strasburgut dhe disa qyteteve të tjera në Francë dëshmuan protesta me më shumë intensitet se netët e mëparshme. Duket se qyteti i Marsejës në jug të Francës ka qenë në qendër të protestave të mbrëmshme dhe për këtë, me shtimin dhe zgjerimin e protestave, kryebashkiaku i Marsejës ka kërkuar nga autoritetet franceze që të dërgojnë më shumë trupa në këtë qytet. Reuters citoi policinë franceze të thoshte se protestuesit plaçkitën një dyqan armësh në qendër të Marsejës dhe vodhën të gjitha armët e saj. Protestuesit gjithashtu dogjën me dhjetëra makina në qytetin Angers në perëndim të Francës. Në të njëjtën kohë me protestat, pati të shtëna në lagjen Ladouceur në pjesën veriore të qytetit francez Leon dhe forcat e ndërhyrjes u dërguan me shpejtësi në vendin e të shtënave. Mbrëmjen e djeshme me dhjetëra protestues janë arrestuar nga policia. Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron të premten njoftoi se situata aktuale në Francë është bërë e papranueshme. Tre ditë pas fillimit të trazirave, mbrëmjen e së premtes, lojtarët e skuadrës franceze të futbollit duke publikuar një deklaratë në rrjetet sociale, bënë thirrje për qetësi dhe ndalim të dhunës. Në orën 2:30 të mëngjesit të së shtunës, ministri i Brendshëm francez Gerald Daronin u takua me forcat franceze të sigurisë që po përballeshin me natën e katërt të protestave.  Ai tha: Të paktën 471 persona u arrestuan në të gjithë Francën.