Komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë për të ndalur krimet e sionistëve
Duke dënuar ashpër sulmin e ushtrisë kriminale izraelite në kampin Jenin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane bëri thirrje për veprim të menjëhershëm të Kombeve të Bashkuara, Këshillit të Sigurimit të kësaj organizate dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe komunitetit botëror për të ndaluar krimet e çmendura të sionistëve.
Nasser Kanani theksoi: Sulmet e vazhdueshme të ushtrisë terroriste sioniste në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor nuk mund të rivendosin fuqinë e zhdukur dhe të humbur të sionistëve kundrejt rezistencës së guximshme të rinisë palestineze. Kanani shtoi: “Identiteti i rremë i regjimit izraelit është shkatërruar për një kohë të gjatë, jo vetëm në mendjet e popullit dhe të rinjve palestinezë, por edhe në mendjet e qytetarëve të regjimit pushtues. Zëdhënësi i Ministrisë së Punët e Jashtme këto veprime terroriste i konsideroi si të pafrytshme dhe se ato nuk do të ndihmojnë iluzionin e konsolidimit të fuqisë së regjimit sionist të aparteidit. Duhet përmendur se ditët e fundit ushtria sioniste ka sulmuar nga toka dhe nga ajri qytetin Jenin në veri të Bregut Perëndimor, ku si pasojë e krimit sionist kanë rënë dëshmorë dhe plagosur me dhjetëra persona.