Festa 10-kilometërshe e fillimit të Imamatit të Amirul Mumenin (AS)
18 Dhul Hixhe, dita e fillimit të Imamatit të Amirul Mumenin (as), është një ditë e madhe për shiitët e atij imami, e cila çdo vit shoqërohet me festime të ndryshme në mbarë Iranin dhe botë.
Sivjet, ashtu si tradita e bukur e vitit të kaluar, në mes të entuziazmit të dashamirësve të Imamit u mbajt “festa 10-kilometërshe e Ghadir Khumit”. Në këtë ditë madhështore, të gjithë njerëzit, të moshuar, të rritur, të rinj, e fëmijë, që të gjithë dolën në rrugët e Teheranit dhe morën pjesë në këtë festë madhështore. Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, festa 10 kilometërshe e Ghadir Khumit u mbajt sot nga sheshi Imam Hossein (as) e deri në rrugën Azadi. Në këtë festë, 2300 sportele publike ofruan shërbime të ndryshme duke përfshirë shërbime mjekësore, sociale, lojërash, argëtuese dhe kulturore për dashamirësit e Imam Aliut (as). Grupet e tjera që në orët e hershme gjithashtu ofruan shërbimet e tyre për njerëzit dhe dashamirësit e Imamit, duke përgatitur dhe shpërndarë të gjitha llojet e gatimeve të tyre për nazar. Për sigurinë dhe qetësinë e kësaj ceremonie, kanë qenë të pranishme policia dhe forcat e sigurisë. Përveç Teheranit, kjo festë u mbajt edhe në 24 qëndra provinciale dhe 70 qytete të Iranit Islamik.