Grossi njoftoi vazhdimin e bashkëpunimit të Agjencisë me Iranin
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në një konferencë shtypi në Tokio tha: Bashkëpunimi i Agjencisë me Iranin vazhdon.
Rafael Grossi bëri të ditur vazhdimin e bashkëpunimit me Iranin dhe në të njëjtën kohë tha se nuk ka pasur ndonjë zhvillim të veçantë në çështjen e negociatave të kësaj organizate ndërkombëtare me Iranin. Ai situatën e zbatimit të kësaj marrëveshjeje e cilësoi si të vështirë dhe tha: Përpjekjet për rifillimin e zbatimit të JCPOA për momentin janë ndërprerë, prandaj në këtë fushë nuk do të ketë shumë ndryshime. Vitin e kaluar, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike dhe Organizata e Energjisë Atomike e Iranit, pas vizitës dyditore të Rafael Grossi-t në Teheran, bënë marrëveshje në lidhje me zgjidhjen e çështjeve të masave mbrojtëse, në bazë të të cilave Irani lejon vullnetarisht agjencinë të kryejë aktivitetet e saj nëse është e nevojshme, si kryerja e testimit dhe monitorimit. Pas kësaj marrëveshjeje dhe në kuadër të ligjit të veprimit strategjik të miratuar nga Këshilli Islamik janë mbajtur takime në nivel ekspertësh dhe raportet tregojnë se është bërë progres në këtë fushë, Me gjithë nxitjet e mediave dhe autoriteteve perëndimore, Republika Islamike e Iranit, duke hedhur poshtë pretendimet, gjithmonë ka theksuar se detyrimet e vendeve në fushën e mbrojtjes nuk janë të pakufizuara.