“Amanullah Papi” fitoi kuotën paraolimpike me medaljen e artë botërore
(last modified Tue, 11 Jul 2023 07:26:53 GMT )
Korrik 11, 2023 09:26 Europe/Tirane
  • “Amanullah Papi” fitoi kuotën paraolimpike me medaljen e artë botërore

“Amanullah Papi” sportisti i kombëtares iraniane të hedhjes së shtizës konfirmoi kuotën e tij për Paraolimpiadën e Parisit duke thyer rekordin dhe duke fituar medaljen e artë të kampionatit botëror.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Të dielën ka nisur raundi i 10-të i garës paraatletike të kampionatit botëror, të organizuar nga Parisi. Në garat e hedhjes së shtizës dhe të klasit F57, Amanullah Papi në gjuajtjen e katërt vendosi një rekord prej 50.09 metra.  Përveç fitimit të medaljes së artë, Papi vendosi rekordin botëror në këtë klasë dhe konfirmoi kuotën për Lojërat Paralimpike 2024 në Paris. Në këtë stil, sportistët e skuadrës së Turqisë dhe Uzbekistanit u renditën në vendin e dytë dhe të tretë. Edicioni i 10-të i garës së paraatletëve të kampionatit botëror ka nisur dje në Paris dhe do të vazhdojë deri më 17 korrik. Në këto gara marrin pjesë 1 mijë e 206 sportistë nga 103 vende të botës.