Irani dhe Japonia bashkëpunojnë në fushën e zhvillimit rrugor dhe urban
(last modified Wed, 12 Jul 2023 09:31:34 GMT )
Korrik 12, 2023 11:31 Europe/Tirane
  • Irani dhe Japonia bashkëpunojnë në fushën e zhvillimit rrugor dhe urban

Negociatat Iran-Japoni që synojnë bashkëpunimin në fushën e zhvillimit rrugor dhe urban janë zhvilluar me praninë e shefit të ri të departamentit ekonomik të Ambasadës Japoneze në Iran.

Sipas IRNA, me qëllim forcimin e bashkëpunimit shkencor, kërkimor dhe arsimor midis Iranit dhe Japonisë dhe vazhdimin e bashkëpunimit shkencor midis dy vendeve, u mbajt një takim në prani të "Takashi Shimukiyoda" shefit të ri të departamentit ekonomik të ambasadës japoneze në Iran. Në këtë takim morën pjesë "Alireza Barkatin", ushtrues detyre i këshilltarit të Qendrës Kërkimore të rrugëve, strehimit dhe zhvillimit urban dhe Atefa Jahanmohammadi anëtare e stafit akademik të inxhinierisë ndërtimore dhe ndërtesave teknike. Në këtë ceremoni, duke iu referuar historisë së bashkëpunimit midis Iranit dhe Japonisë, përfshirë masat e vlefshme të marra në drejtim të rishikimit dhe zhvillimit të dokumenteve kombëtare dhe përcaktimit të një programi të përbashkët bashkëpunimi me Japoninë në kuadër të programit për transferimi e njohurive, u zhvilluan konsultime për projektimet sizmike të konstruksioneve të çelikut. Në vazhdim të këtij takimi u shqyrtuan synimet e pritshme në verifikimin e kritereve të të dy dokumenteve, transferimin e eksperiencave nga Japonia si vend i zhvilluar në ndërtimet që u bëjnë ballë tërmeteve dhe programi i transferimit të njohurive të Iranit dhe Japonisë.  Kërkesa për bashkëpunim në të ardhmen mes dy vendeve, ishin ndër temat e tjera që u ngritën në këtë takim dhe u vendos që në takimet e ardhshme të ofrohen propozime për bashkëpunim në të gjitha fushat.