Nasrullah: Vendet islamike duhet të dëbojnë ambasadorët suedezë
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit dënoi krimin e urryer të djegies së Kuranit të Shenjtë në Suedi dhe tha: "Të gjitha vendet islamike duhet të dëbojnë ambasadorët suedezë".
Sejed Hassan Nasrullah shtoi: Kombet myslimane duhet t'u kërkojnë qeverive të tyre që të dëbojnë ambasadorët e Suedisë nga këto vende. Qeveria libaneze tha ai duhet të dëbojë ambasadorin suedez në shenjë proteste kundër përdhosjes së vendeve të shenjta myslimane. Duke vënë në dukje se çdo mysliman duhet të përmbushë përgjegjësinë e tij ndaj Umetit Islamik, Nasrullah theksoi: Duket se pas këtij akti qëndron Mossad-i. Ai shtoi: Nëse vendet islame sanksionojnë Suedinë, do të zgjidhet problemi i fyerjes ndaj Kuranit të Shenjtë dhe simboleve të shenjta islame. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Irakut, Ahmad Al-Sahaf, të dielën njoftoi se ky institucion po përpiqet të mbyllë ambasadën e tij në Stokholm. Ai tha: Menjëherë kanë filluar masat diplomatike për mbylljen e ambasadës së Irakut në Stokholm dhe pas kësaj edhe ambasadori suedez do të dëbohet nga Bagdadi.