Kanani: Rënia e regjimit okupues sionist është afër
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i146898-kanani_rënia_e_regjimit_okupues_sionist_është_afër
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit mbrëmjen e së martës u shprehu ngushëllimet e tij familjeve të dëshmorëve të Nablusit, duke thënë se rënia e regjimit të rremë, pushtues dhe terrorist sionist është afër.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 26, 2023 05:56 Europe/Tirane
  • Kanani: Rënia e regjimit okupues sionist është afër

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit mbrëmjen e së martës u shprehu ngushëllimet e tij familjeve të dëshmorëve të Nablusit, duke thënë se rënia e regjimit të rremë, pushtues dhe terrorist sionist është afër.

Në përleshjen e së martës në Nablus, ushtarët sionistë martirizuan tre palestinezë dhe morën trupat e tyre me vete në një vend të panjohur. Ky konflikt ka ndodhur në stacionin e sigurisë së regjimit sionist pranë malit Jerzim në Nablus. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Nasser Kanani iu drejtua popullit dhe grupeve të rezistencës së Palestinës dhe shtoi: Gjaku i pastër i dëshmorëve tuaj nuk do të shkojë kot dhe rënia e regjimit të rremë, pushtues dhe terrorist të Izraelit është afër. Sejed Hassan Nasrallah, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, të hënën, në të njëjtën kohë me miratimin e ndryshimeve gjyqësore në regjimin sionist, e quajti këtë ditë si ditën më të keqe të këtij regjimi dhe tha: Këto ngjarje do t'i shkatërrojnë sionistët. Të hënën, kabineti qeverisës i regjimit sionist, me mbështetjen e përfaqësuesve të tij në Knesset (Parlament), miratoi projektligjin "shfuqizimi i provës së arsyeshmërisë" në kuadër të projektligjit për ndryshimet gjyqësore. Ky draft u miratua me 64 vota dhe pro votoi edhe Yoav Gallant, ministri i luftës i regjimit sionist. Parashikohet se pas miratimit të këtij ligji, ikja e kapitaleve dhe specialistëve do të rritet dhe kriza dhe përçarja në nivel politik dhe ushtarak të regjimit sionist do të intensifikohet.