Kanani: sionistët kanë projekt global për të sulmuar vendet e shenjta islame
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke shpjeguar projektin global të sionistëve për të sulmuar vendet e shenjta islame, praninë e ministrit të kabinetit sionist në xhaminë Al-Aksa e quajti si një hap tjetër në procesin e shkeljes së këtyre vendeve të shenjta dhe e dënoi atë.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në faqen e tij në Tëitter, duke iu referuar përdhosjes së fundit të Kuranit dhe vendeve të shenjta myslimane, në lidhje me këtë shkroi: “projekti global i sionistëve është për të sulmuar vendet e shenjta islame; Nga veprimet e liga të djegies së Kuranit të Shenjtë e deri tek përdhosja e Kibles së parë të muslimanëve. Prania keqdashëse e ministrit të kabinetit sionist në xhaminë Al-Aksa është një hap tjetër në procesin e shkeljes së shenjtërive islame dhe lëndimit të ndjenjave të muslimanëve në mbarë botën, dhe kjo është e dënuar. " Sipas këtij raporti, sionistët të udhëhequr nga ministri i Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist, kanë penguar besimtarët të hyjnë në xhaminë Al-Aksa. Disa burime arabe njoftuan se 1800 kolonë hebrenj sot sulmuan xhaminë Al-Aksa.