Koreja e Veriut paralajmëron Amerikën për pasojat e luftës bërthamore
(last modified Sat, 29 Jul 2023 07:35:44 GMT )
Korrik 29, 2023 09:35 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut paralajmëron Amerikën për pasojat e luftës bërthamore

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Veriut deklaroi se nëse Amerika përdor armë bërthamore kundër këtij vendi, do të përballet me një krizë të paimagjinueshme.

Kang Sun-nam në paradën vjetore ushtarake tha: Synimi agresiv i forcave armiqësore është më i dukshëm se kurrë më parë. Uashingtoni dhe vartësit e tij në Seul po përpiqen të fillojnë një luftë bërthamore. Duke iu referuar aleancës ushtarake amerikane me Korenë e Jugut dhe Japoninë, ministri i Mbrojtjes i Koresë së Veriut theksoi se Uashingtoni po tërheq hapur forcat e NATO-s në gadishullin Korean dhe në këtë mënyrë kërcënon sigurinë e vendeve të pavarura në rajon, përfshirë Korenë e Veriut. Kang shtoi, forcat e armatosura të Phenianit gjithmonë luftojnë përkrah vendeve dhe kombeve progresive për një tokë të gjelbër, të bukur dhe paqësore, pa agresion, vjedhje, vrasje dhe shkatërrim. Jo shumë kohë më parë, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un gjatë monitorimit të lëshimit të raketës Hëasong-18 tha se Pheniani do të vazhdojë të rrisë aftësitë e tij mbrojtëse derisa Shtetet e Bashkuara të braktisin politikën e tyre armiqësore kundër Koresë së Veriut.