Mbahet ceremonia në përkujtim të "Operacionit Mersad"
Ceremonia përkujtimore e përvjetorit të fitores së "Operacionit Mersad" u mbajt në shtabin Forcave Ajrore të Ushtrisë iraniane në Teheran.
Ceremonia përkujtimore e përvjetorit të fitores së “Operacionit Morsad” u mbajt sot (e dielë) në Teheran në bazën e Forcave Ajrore të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit. Operacioni Mersad u zhvillua në vitin 1988 me pjesëmarrjen e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe të ushtrisë për 3 ditë në rajonin e Islamabadit në perëndim të provincës Kermanshah. Në këtë operacion, luftëtarët e Islamit i detyruan pjesëtarët e grupit terrorist Muxhahedin-E-Khalk (MEK) që të tërhiqen me turp duke lënë pas rreth 2000 të vdekur dhe 1000 të plagosur. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, në ceremoninë përkujtimore të përvjetorit të fitores së operacionit Mersad, janë nderuar një grup veteranësh, familje të dëshmorëve dhe figura kyçe të operacionit Mersad. Në margjinat e kësaj ceremonie u mbajt edhe ekspozita e fotografive të dëshmorëve dhe arritjeve të Forcave Ajrore të Ushtrisë iraniane në këtë operacion.