Hipokritët e MEK do të gjykohen nga Gjykata penale Teheranit
(last modified Sun, 30 Jul 2023 18:49:50 GMT )
Korrik 30, 2023 20:49 Europe/Tirane
  • Hipokritët e MEK do të gjykohen nga Gjykata penale Teheranit

Gjykata penale Teheranit me anë të një njoftimi publik njoftoi të shtunën gjykimin e 104 anëtarëve të grupit terrorist, Muxhahedin-E-Khalk (MEK).

Gjykata u kërkoi anëtarëve të arratisur të grupit terrorist MEK që t'i paraqesin kësaj gjykate avokatët e tyre për t'i mbrojtur ata në procesin e shqyrtimit të çështjes së ngritur për ta, në të kundërtën, sipas ligjit, do të merret vendimi gjyqësor. Në krye të listës së publikuar janë emrat e njerëzve si Masoud dhe Maryam Rajavi dhe Mehdi Abrishamchi; njerëz të cilët kanë qenë ndër udhëheqësit kryesorë të MEK që në ditët e para të veprimtarisë së këtij grupi terrorist pas fitores së revolucionit islamik. Grupi MEK që nga themelimi i tij në vitin 1957 e deri më sot, i cili vazhdon të ekzistojë në një cep të tokës shqiptare dhe nën mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është burim i tradhtisë dhe i krimeve, duke përfshirë edhe shpalljen e luftës së armatosur kundër Republikës Islamike të Iranit. Grupi terrorist MEK është përgjegjës për vrasjen e më shumë se 17,000 iranianëve, duke përfshirë anëtarë të parlamentit, zyrtarë të lartë qeveritarë dhe ushtarakë, qytetarë të thjeshtë të pafajshëm dhe shtetas të huaj. Pas disfatave të rënda të MEK nga forcat iraniane të sigurisë në fillim të viteve 1980 dhe gjithashtu për shkak të bashkëpunimit të gjerë të këtij grupi me regjimin e Sadamit në luftën kundër Iranit , pothuajse të gjithë anëtarët e tij u larguan nga Irani dhe u vendosën në Irak dhe më pas në Shqipëri. Prandaj, këta persona nuk kanë lidhje zyrtare dhe ligjore me vendin, por për shkak se anëtarët e tij jetojnë në Evropë, është e mundur dhe e nevojshme që krimet e këtij grupi të ndiqen përmes gjykatave iraniane dhe institucioneve ndërkombëtare. Në fund të qershorit të këtij viti, kur u publikua lajmi për hyrjen e paprecedentë të policisë shqiptare në kampin e MEK në Tiranë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane reagoi për këtë veprim të qeverisë shqiptare dhe shprehu kënaqësinë e tij për faktin që “Shqipëria e kuptoi vërtetësinë e fjalëve të Iranit.” Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, Naser Kanani përmendi ekstradimin e hipokritëve të MEK. Më 20 qershor, forcat e policisë shqiptare hynë në kampin e MEK, të njohur si Ashraf-3, pranë Tiranës për shkak të angazhimit të këtij grupi në “terror dhe sulme kibernetike” kundër institucioneve të huaja. Autoritetet shqiptare konfiskuan 150 pajisje kompjuterike të lidhura me aktivitete terroriste.