Vijon manovra e Marinës së IRGC-së
Marina e Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) ka nisur stërvitjet ushtarake për të demonstruar fuqinë dhe gatishmërinë e saj luftarake në mbrojtjen e sigurisë së Gjirit Persik, si dhe të ishujve të vendit.
Stërvitjet nisën në ishullin Abu Musa të mërkurën me praninë e autoriteteve lokale si dhe një grupi komandantësh dhe zyrtarësh ushtarakë. Mjetet fluturuese dhe dronët të pajisur me inteligjencë artificiale u përdorën në këtë manovër të Marinës iraniane, të cilët shkatërruan me saktësi objektivat e paracaktuara. Manovra përfshin njësi luftarake operacionale, anije, raketa, dronë, raketa ajër-det, sisteme të luftës elektronike dhe njësi të reagimit të shpejtë, së bashku me forcat vullnetare Basixh. Zëdhënësi i këtyre manovrave Gjeneral brigade Ali Ozmai tha se një nga karakteristikat e rëndësishme të stërvitjeve ishte përdorimi i dronëve dhe anijeve pa pilot që u modernizuan përmes inteligjencës artificiale. "Një tipar tjetër i stërvitjeve ishte transferimi i trupave nga kontinenti në ishullin Abu Musa dhe Tunbi i Madh në më pak se 15 minuta duke përdorur helikopterë dhe aeroplanë", shtoi ai. Nga ana e tij, admiral Alireza Tangsiri tha se Gjiri Persik i përket të gjitha vendeve të rajonit dhe forcat e tij nuk do të kursejnë asnjë përpjekje për të mbrojtur integritetin territorial të Iranit. "Ishujt e Gjirit Persik janë një xhevahir i shkëlqyeshëm që do të shkëlqejë përgjithmonë në ujin dhe tokën e atdheut tonë islamik," tha ai për tre ishujt Abu Musa, Tunbin e Madh dhe të Vogël. Ai tha se siguria e rajonit të Gjirit Persik është interesi i përbashkët i të gjitha vendeve të Gjirit Persik.