Ministri i Jashtëm i Iranit takohet me shefin e ushtrisë së Pakistanit
(last modified Fri, 04 Aug 2023 07:37:44 GMT )
Gusht 04, 2023 09:37 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm i Iranit takohet me shefin e ushtrisë së Pakistanit

Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Pakistan, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit u takua me komandantin e ushtrisë së Pakistanit. Në këtë takim palët shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit në lidhje me bashkëpunimin dypalësh.

Sipas IRNA, Hussein Amir Abdollahian u takua me gjeneralin Asim Munir, komandantin e ushtrisë pakistaneze, ndërsa vizitojë një pjesë të bazës së ushtrisë në Ravalpindi. Amir Abdollahian dhe gjenerali Asim Munir diskutuan për zhvillimet e fundit në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe Iran-Pakistan, veçanërisht për bashkëpunimin ushtarak në mbrojtje të sigurisë në kufijtë e përbashkët. Ky është takimi i dytë mes ministrit të jashtëm të Iranit dhe shefit të ushtrisë pakistaneze në më pak se një muaj. Më 25 korrik të këtij viti, Amir Abdollahian priti në Teheran gjeneralin Asim Munir dhe një delegacion të rangut të lartë ushtarako-mbrojtës pakistanez. Ministri i Jashtëm i Iranit u takua edhe me ministrin e Punëve të Pakistanit Bilaëal Bhutto Zardari në takimin e tij të parë të punës në Islamabad dhe më pas mori pjesë në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij pakistanez. Ai u takua edhe me kryeministrin e Pakistanit Shahbaz Sharif dhe kryetarët e Senatit dhe Asamblesë Kombëtare të këtij vendi. Gjatë këtyre takimeve u nënshkruan katër dokumente dhe memorandume bashkëpunimi.

Tags