Ryabkov: Amerika nuk është e besueshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i147378-ryabkov_amerika_nuk_është_e_besueshme
Zv/Ministri i Jashtëm i Rusisë kritikoi veprimet e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen JCPOA dhe theksoi domosdoshmërinë e mosbesimit ndaj këtij vendi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 09, 2023 09:18 Europe/Tirane
  • Ryabkov: Amerika nuk është e besueshme

Zv/Ministri i Jashtëm i Rusisë kritikoi veprimet e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen JCPOA dhe theksoi domosdoshmërinë e mosbesimit ndaj këtij vendi.

Uashingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme nga JCPOA në maj 2018 gjatë presidencës së Donald Trump.  Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, zëvendësministri rus Sergei Ryabkov, të martën, në margjinat e takimit Iran-BRICS në Teheran, duke theksuar se Irani ka bashkëpunuar mirë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, tha se ne këshillojmë amerikanët të braktisin qasjet e qeverisë së mëparshme dhe të kthehen në angazhimet e tyre në marrëveshjen JCPOA.  Duke iu referuar abuzimeve dhe justifikimeve të palëve evropiane në lidhje me JCPOA, Ryabkov shtoi:  Kjo është një lojë e padrejtë, por është diçka që ata e bëjnë gjithmonë dhe nuk na habit.   Ai negociatat e mbrëmshme me  Ali Bagheri Kani , zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit i ka vlerësuar pozitivisht.  Në lidhje me anëtarësimin e Iranit në BRICS, Ryabkov theksoi: Sipas Rusisë, Irani është një kandidat i fortë dhe i mirë për bashkëpunim me BRICS dhe Rusia mbështet anëtarësimin e Iranit në këtë grup.  Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë deklaroi se bashkëpunimi ushtarak midis Iranit dhe Rusisë do të vazhdojë edhe përkundër dëshirave të armiqve dhe tha: Rusia është e përkushtuar për bashkëpunim me miqtë e saj iranianë.