Gusht 14, 2023 09:39 Europe/Tirane
  • Zgjerohet bashkëpunimi financiar midis Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

Në takimin e ambasadorit të Republikës Islamike të Iranit në Abu Dhabi me Ministrin e Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe, u diskutuan tema me interes të përbashkët në sferën financiare dhe monetare.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, "Reza Ameri", ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Abu Dhabi, në zyrat e Ministrisë së Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe në Dubai u takua dhe diskutoi me "Muhamed bin Hadi Al-Husseini", Ministrin e Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ky takim u mbajt me qëllim forcimin e stabilitetit ekonomik të rajonit dhe arritjes së zhvillimit dhe prosperitetit. Përvec kësaj palët u konsultuan dhe diskutuan për çështje që lidhen me çështjet financiare dhe monetare si dhe çështje me interes të përbashkët. Në muajt e fundit, përkundër disa rasteve të diskutueshme në fushën politike dhe rajonale, Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dashur të menaxhojnë marrëdhëniet në atë mënyrë që të parandalojnë rritjen e tensioneve dhe të përdorin kapacitetet ekzistuese të të dy vendeve, veçanërisht në fushën e tregtisë dhe atë ekonomik. Në këtë drejtim, që nga viti i kaluar, Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe zhvilluan bisedime për përmirësimin e marrëdhënieve dhe në fund Teherani dhe Abu Dhabi prezantuan ambasadorët e tyre të rinj.

Tags