Kina e gatshme të rrisë bashkëpunimin ushtarak me Iranin
Ministri kinez i Mbrojtjes Li Shangfu ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të forcuar lidhjet ushtarake me Iranin në përputhje me mekanizmin e bashkëpunimit të sigurisë brenda Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO).
Li e bëri deklaratën të martën në një fjalim në Konferencën e 11-të të Moskës për Sigurinë Ndërkombëtare në qytetin Kubinka jashtë kryeqytetit rus. “Ne do të vazhdojmë të forcojmë mekanizmin e bashkëpunimit të sigurisë brenda SCO-së, të thellojmë në mënyrë aktive bashkëpunimin e mbrojtjes me anëtarin më të ri të organizatës, Iranin, si dhe Bjellorusinë, e cila së shpejti do të bëhet anëtare e SCO-së”, deklaroi Li i cituar nga agjencia zyrtare ruse e lajmeve TASS. Irani fitoi anëtarësimin me të drejta të plota në SCO më 4 korrik, gjatë samitit të 23-të virtual të bllokut që u organizua nga India, duke u bërë anëtari i nëntë i aleancës me ndikim global në sferën e sigurisë dhe tregtisë.