Amir Abdullahian: Sanksionimi i Iranit nuk është në interes të Evropës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i147640-amir_abdullahian_sanksionimi_i_iranit_nuk_është_në_interes_të_evropës
Ministri i Jashtëm i Iranit, duke deklaruar se Irani dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike janë në rrugën e duhur të bashkëpunimit, tha se vazhdimi i politikës joefektive të sanksionimit të Iranit nuk është në interes të Evropës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 16, 2023 09:56 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Sanksionimi i Iranit nuk është në interes të Evropës

Ministri i Jashtëm i Iranit, duke deklaruar se Irani dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike janë në rrugën e duhur të bashkëpunimit, tha se vazhdimi i politikës joefektive të sanksionimit të Iranit nuk është në interes të Evropës.

Sipas Iran Press, Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir Abdollahian, në një bisedë telefonike me Zyrtarin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kritikoi qasjen jo-konstruktive të BE-së në vazhdimin e politikës joefektive të sanksioneve, duke shtuar se sanksionet janë një masë jomiqësore në marrëdhëniet midis Republikës Islamike të Iranit dhe Evropës. Amir Abdollahian për zhvillimet në Ukrainë, tha se Republika Islamike e Iranit nuk krahasohet me asnjë palë në qëndrimet e saj të politikës së jashtme dhe siç e ka deklaruar qartë se mbështet Palestinën, gjithashtu thekson qartë se mënyra e trajtimit të çështjes në Ukrainë është politike dhe akuza dhe pretendimi për përdorimin e dronëve të Iranit kundër Ukrainës është krejtësisht e pabazë, sidomos për faktin se Ukraina nuk ka dhënë ende ndonjë fakt të besueshëm për këtë pretendim. Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, ministri i Jashtëm i Iranit shprehu shqetësimin e tij për krizën aktuale në Niger dhe tha se Republika Islamike e Iranit ka ndjekur me kujdes zhvillimet në këtë vend dhe thekson rëndësinë e sundimit të ligjit në Niger dhe natyrisht shmangien e çdo ndërhyrjeje ushtarake. Joseph Burrel, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij për progresin e arritur në marrëdhëniet ndërmjet Republikës Islamike të Iranit dhe vendeve të rajonit dhe tha se disa keqkuptime mes Iranit dhe Evropës mund të zgjidhen përmes dialogut. Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Republikës Islamike të Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, kreu i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian shtoi se ai do të përdor të gjitha mundësitë dhe do të vazhdojë përpjekjet për të ndjekur dialogun. Ai në fund u shpreh optimist për kthimin e të gjitha palëve në JCPOA.