Ushtria iraniane do të vazhdojë të zgjerojë arritjet në fushën e dronëve
Ushtria e Republikës Islamike të Iranit do të vazhdojë të zgjerojë arritjet e saj në fushën e dronëve dhe pajisjeve të reja ushtarake në mënyrë që të plotësojë nevojat e ardhshme në fushën e mbrojtjes, tha një komandant i lartë i Ushtrisë iraniane.
Admiral Habibollah Sajari, zëvendës shefi i Ushtrisë iraniane për Koordinim, tha se Ushtria është e gatshme të kryejë misionet e caktuara me fuqinë e saj njerëzore të specializuar dhe me pajisjet indigjene. "Sot, ne kemi siguruar arritje të paçmueshme në Ushtrinë e Republikës Islamike të Iranit në fushat e dronëve, luftës elektronike, hapësirës kibernetike dhe teknologjive të tjera të reja," tha ai, duke u zotuar për përpjekje të pandërprera për t'i përforcuar dhe zgjeruar ato arritje. Admiral Habibollah Sajari më tej vuri në dukje se mbajtja e gatishmërisë luftarake të Ushtrisë është e nevojshme për të arritur fuqinë parandaluese, e cila nga ana tjetër do të çojë në fuqi ushtarake. “Ne patjetër duhet të pregatitemi për të ardhmen,” tha ai duke shtuar: “Ajo që kemi sot nuk i plotëson nevojat e së ardhmes dhe ne duhet të plotësojmë nevojat tona në lidhje me të ardhmen.”