Elementet e Mossad kapen nga inteligjenca e Iranit
Organizata për Mbrojtjen e Informacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Mbështetjes së Forcave të Armatosura iraniane të enjten njoftoi neutralizimin dhe parandalimin e sabotimit të Mossad në industritë e mbrojtjes të Republikës Islamike të Iranit.
Një zyrtar përgjegjës në Organizatën e Mbrojtjes së Informacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Mbështetjes së Forcave të Armatosura të Iranit tha: Gjatë muajve të kaluar, një rrejt plotësisht profesional i cili kishte si qëllim që në industrinë ushtarake të fuste disa mjete të avancuara, u zbulua nga shërbimi inteligjent i ministrisë së mbrojtjes dhe u shkatërrua plotësisht. Me zbatimin me sukses të këtij projekti, të gjitha rrugët dhe aktivitetet e Mossad-it për furnizimin dhe transferimin e pjesëve që ai dëshironte, së bashku me oficerët e tyre të huaj dhe agjentët e brendshëm, u identifikuan dhe u kapën nga inteligjenca iraniane. Ky sulm i sigurisë ndaj Mossad-it vjen në një kohë kur Ministria e Informacionit e Republikës Islamike të Iranit gjithashtu njoftoi së fundmi një sulm ndaj elementëve të tjerë të rrjetit të gjerë terrorist sionist në katër provinca të Iranit. Ministria e Inteligjencës e Iranit njoftoi se, në këto operacione, u zbuluan dhe konfiskuan të gjitha llojet e bombave të bëra vetë, mjetet dhe produktet kimike të bombave. Është e qartë se regjimi sionist dhe mbështetësit e tij janë përpjekur edhe më parë t'i siguronin Iranit materiale, produkte dhe pajisje me defekte në mënyra të ndryshme. Ata kishin zbatuar një plan në bazë të të cilit do t'i shiteshin Iranit në tregun e zi kimikate në dukje të dobishme. Yoav Limour, ekspert ushtarak i gazetës Israel Hum, pranoi se Mossad është i përfshirë në aktivitete sabotuese dhe terroriste kundër Iranit dhe tha se këto aktivitete kryhen me mbështetjen e qeverisë amerikane. Edhe pse autoritetet e regjimit sionist në të kaluarën pranuan në mënyrë të qartë sabotimin e objekteve ushtarake dhe industriale, si dhe vrasjen e shkencëtarëve bërthamorë dhe disa ushtarëve iranianë, por duket se në të njëjtën kohë me rritjen e fuqisë parandaluese dhe ushtarake dhe mbrojtëse të Iranit, ka rënë autoriteti dhe gjithashtu është përshkallëzuar kriza e brendshme të regjimit sionist. Pushtuesit e Kosit janë bërë gjithnjë e më të frikësuar dhe janë kthyer sërish në kryerjen e akteve terroriste dhe vandalizmit; Me fjalë të tjera, regjimi sionist po përpiqet të zvogëlojë ndikimin dhe fuqinë e Iranit në rajon dhe në botë duke sabotuar industritë ushtarake dhe ta përdorë atë si një faktor për të ulur presionet e brendshme. Një pikë tjetër e rëndësishme është se sulmet e fundit nga forcat e inteligjencës dhe sigurisë së Republikës Islamike të Iranit ndaj planeve dhe rrjeteve të lidhura me Mossad-in tregojnë edhe një herë inteligjencën superiore të Iranit në këtë fushë, e cila, ashtu si fuqia ushtarake dhe mbrojtëse, konsiderohet si një nga komponentët e autoritetit të vendit. Është e qartë se forcat e armatosura të Iranit, duke pasur nën kontroll të gjithë situatën, kanë planifikuar aktivitetet e tyre madhore në fushën e industrisë së mbrojtjes duke u mbështetur në teknologjitë ekzistuese dhe me një këndvështrim në përmirësimin e tyre dhe përvetësimin e teknologjive të reja dhe pavarësisht nga sanksionet dhe edhe vrasjen e shkencëtarëve dhe sabotimin e objekteve ushtarake nga armiqtë, Irani tani është bërë fuqia e parë në rajon në fushën e produkteve të mbrojtjes si raketat dhe sistemet e mbrojtjes ajrore dhe dronët. Gjeneral brigade “Reza Talai Nik”, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Iranit, në lidhje me këtë tha: Arsyeja e komploteve të ndryshme të regjimit sionist kundër Republikës Islamike të Iranit është fuqia jonë parandaluese, e cila vjen nga industria e mbrojtjes, e fuqisë raketore dhe komponentëve të tjerë të autoritetit tonë. Për këtë arsye, armiqtë nuk rrinë duarkryq dhe mundohen për ta dobësuar dhe shkatërruar këtë autoritet.