Irani është gati të ndërtoje një termocentral në Liban
Ministri i Jashtëm i Iranit njoftoi gatishmërinë e Teheranit për të ndërtuar një termocentral në Liban.
Ministri i Jashtëm i Iranit Hussein Amir Abdollahian të enjten mbërriti në aeroportin e Bejrutit ku do të takojë zyrtarët e këtij vendi. Sipas IRNA, Ministri i Jashtëm i Iranit Hussein Amir Abdollahian në një konferencë për shtyp në Bejrut tha se sa herë që kabineti qeveritar të vendosë, Irani është i gatshëm të dërgojë forcat e tij teknike dhe inxhinierike që të ndërtojë një termocentral 2000 megavatësh në Liban. Amir Abdollahian shtoi se kompanitë e mëdha dhe private iraniane kanë filluar ndërtimin e termocentraleve në vendet fqinje dhe pjesë të botës dhe kjo është një kontratë e dobishme për të dyja palët. Ministri i Jashtëm i Iranit i cilësoi marrëdhëniet mes Teheranit dhe Bejrutit si marrëdhënie të privilegjuara dhe të kahershme dhe tha se Irani vazhdon të mbështesë boshtin e rezistencës për të garantuar sigurinë e rajonit, sigurinë e Libanit dhe përballjen me krimet e regjimit sionist. Amir Abdollahian gjithashtu tha se çdo vendim për zgjedhjen e presidentit dhe emërimin e qeverisë në Liban u takon liderëve libanezë dhe Irani çdo ndërhyrje të huaj në vendimet e zyrtarëve politikë libanezë e konsideron si të pasaktë dhe beson se një ndërhyrje e tillë do ta bëjë situatën edhe më të komplikuar. Ministri i Jashtëm i Iranit këshilloi Presidentin e Francës që të kujdeset për situatën e brendshme të Francës në vend që të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të tjera. Amir Abdollahian gjithashtu tha se çdo normalizim i marrëdhënieve me Izraelin është një gabim strategjik dhe shtoi se Irani gjithmonë këshillon miqtë e tij në rajon që të parandalojnë çdo normalizim të marrëdhënieve me një regjim që nuk ka arritur asgjë tjetër përveç shtimit të pasigurisë në këtë rajon.