Raisi thekson përmirësimin e nivelit të bashkëpunimit midis Iranit dhe Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i148212-raisi_thekson_përmirësimin_e_nivelit_të_bashkëpunimit_midis_iranit_dhe_turqisë
Duke iu referuar të përbashkëtave kulturore dhe historike të Iranit dhe Turqisë, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shprehu shpresën se gjatë mandatit të ri të presidencës së Erdoganit, niveli i bashkëpunimit midis Iranit dhe Turqisë do të përmirësohet më tej.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 04, 2023 05:32 Europe/Tirane
  • Raisi thekson përmirësimin e nivelit të bashkëpunimit midis Iranit dhe Turqisë

Duke iu referuar të përbashkëtave kulturore dhe historike të Iranit dhe Turqisë, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit shprehu shpresën se gjatë mandatit të ri të presidencës së Erdoganit, niveli i bashkëpunimit midis Iranit dhe Turqisë do të përmirësohet më tej.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Sejed Ebrahim Raisi, në takimin me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan, duke iu referuar të përbashkëtave kulturore dhe historike të dy vendeve, shprehu shpresën se niveli i bashkëpunimit mes dy vendeve do të përmirësohet edhe më tej në mandatin e ri të presidencës së Erdoganit dhe kjo do të forcojë ndërveprimet rajonale dhe ndërkombëtare të të dyja palëve. Duke iu referuar shqetësimeve të sigurisë së Turqisë në rajon, presidenti respektimin e sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të të gjitha vendeve të rajonit e konsideroi mënyrën më efektive për t'u përballur me terrorizmin dhe u shpreh: Respektimi efektiv i sovranitetit kombëtar të çdo qeverie mbi të gjitha territoret e saj është mënyra më e mirë për të parandaluar aktivitetet terroriste dhe anti-siguri. Duke marrë parasysh domosdoshmërinë e përballjes me praninë e vendeve të huaja në rajone të ndryshme, përfshirë edhe Kaukazin, Raisi theksoi zgjidhjen e problemeve përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të secilit rajon. Më tej, Presidenti e cilësoi si efektiv aktivizimin e Komisionit të Përbashkët të Bashkëpunimit Ekonomik në lehtësimin e rrugës së ndërveprimeve tregtare mes dy vendeve dhe shkëmbimin e kapaciteteve të ndërsjella. Në këtë takim, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan gjithashtu deklaroi se Irani dhe Turqia kanë kapacitete të mëdha për të zgjeruar dhe forcuar bashkëpunimin dhe ndërveprimet e tyre me njëri-tjetrin, duke e cilësuar të mundur arritjen e synimit për ngritjen e nivelit të shkëmbimeve tregtare në 30 miliardë dollarë. Ministri i Jashtëm i Turqisë deklaroi se zgjerimi i nivelit të ndërveprimit mes dy vendeve kërkon vëmendje dhe mbështetje të veçantë nga liderët e Iranit dhe Turqisë.