Fillon marshi i Arbainit të banorëve të Teheranit
(last modified Wed, 06 Sep 2023 09:56:37 GMT )
Shtator 06, 2023 11:56 Europe/Tirane
  • Fillon marshi i Arbainit të banorëve të Teheranit

Sot ka nisur ceremonia e marshit të Arbainit të banorëve të Teheranit.

Ceremonia e marshit të Arbainit të banorëve të Teheranit filloi sot (e mërkurë) përpara sheshit të Imam Huseinit (a.s) drejt faltores së Hazretit Abdulazimit (a.s.).  Sot (e mërkurë), 20 Safar 1445 Hixhri (6 shtator 2023), është Arbaini i martirizimit të Imam Huseinit (a.s.), Imamit të tretë të shiitëve të botës dhe shokëve të tij besnikë në shkretëtirën e Qerbelasë.  Miliona pelegrinë nga e gjithë bota, duke përfshirë Republikën Islamike të Iranit, në këtë ditë hyjnë në qytetin e Qerbelasë në Irakun për të marrë pjesë në ceremoninë e Arbainit të imam Huseinit(as).  Sipas IRNA, ceremonia e marshit të Arbainit të Huseinit (a.s.) filloi nga sheshi i Imam Huseinit (a.s.) me praninë e shtresave të ndryshme të popullit të Teheranit.  Në të njëjtën kohë, ceremoni të tilla janë mbajtur edhe në qytete dhe provinca të tjera të Iranit.