Shtator 18, 2023 20:48 Europe/Tirane
  • Kërkesa për dronët iranianë është shumë më e madhe se prodhimi

Shefi i shtabit të Forcave të Armatosura iraniane tha se kërkesa për blerjen e dronëve të sofistikuar të prodhimit të Iranit është shumë më e madhe se prodhimi i vendit.

Duke folur në një konferencë të hënën në kryeqytetin Teheran mbi rolin e Mbrojtjes së Shenjtë në sigurinë kombëtare, gjeneralmajor Mohamad Bakeri theksoi përparimin e fuqishëm të Iranit në industrinë e mbrojtjes. "Sot, numri i klientëve të dronëve tanë është disa herë më shumë se kapaciteti ynë i prodhimit," tha gjeneralmajor Bakeri, duke shtuar se edhe "fuqitë e mëdha botërore" po konkurrojnë për të blerë armë iraniane. Ai gjithashtu vuri në dukje se dikur Republika Islamike ishte e ndaluar të blinte armë të prodhimit të huaj, por tani ajo po përballet me ndalimin e eksportit të produkteve të saj ushtarake të zhvilluara brenda vendit. Irani është kthyer në një “fuqi të madhe në fushën e dronëve” që po i kalon edhe fuqitë e mëdha botërore, shtoi Shefi i shtabit të Forcave të Armatosura iraniane.

 

Tags