Kthimi në Teheran i dy shtetasve iranianë të liruar nga burgu amerikan
(last modified Tue, 19 Sep 2023 05:42:16 GMT )
Shtator 19, 2023 07:42 Europe/Tirane
  • Kthimi në Teheran i dy shtetasve iranianë të liruar nga burgu amerikan

Dy shtetas iranianë, të cilët u liruan gjatë shkëmbimit të të burgosurve mes Iranit dhe Amerikës, kanë mbërritur mbrëmë në Teheran.

Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Fars, Reza Sarhangpour dhe Mehrdad Moin Ansari janë dy nga pesë shtetasit iranianë që u liruan gjatë shkëmbimit të të burgosurve iranianë dhe amerikanë. Dje në mesditë, ata mbërritën në Doha, kryeqytetin e Katarit dhe natën e kaluar avioni me të cilin ata udhëtonin u ul në aeroportin ndërkombëtar Mehrabad të Teheranit. Pas zbatimit të kësaj marrëveshjeje, pesë iranianë të burgosur në Amerikë u liruan dhe dy prej tyre u kthyen në Iran. Një person ka shkuar në një vend të tretë për tu bashkuar me familjen dhe dy të tjerë kanë shprehur dëshirën për të qëndruar në Amerikë. Në këmbim, pesë të burgosur amerikanë në Iran  i janë dorëzuar Amerikës.

 

Tags