Shtator 20, 2023 09:42 Europe/Tirane
  • Ronaldo vlerëson dhe falënderon për mikpritjen e popullit iranian

Ylli botëror i futbollit , Cristiano Ronaldo falënderoi popullin iranian për mikpritjen e tij.

Sipas IRNA, Cristiano Ronaldo në rrjetet sociale pas ndeshjes mes ekipeve të futbollit të Persepolis të Iranit dhe Nasr të Arabisë Saudite postoi: “Fitorja e sotme ishte fantastike. Do të doja të falënderoja të gjithë tifozët dhe popullin e Iranit që këtë udhëtim për ne e bënë të veçantë.  Një mikpritje e jashtëzakonshme dhe shumë e ngrohtë për ne”. Duhet theksuar se në kuadër të javës së parë të Ligës së Kampionëve të Azisë, skuadra Al-Nasr e Arabisë Saudite luajti në stadiumin Azadi të Teheranit kundër Persepolisit të Iranit, ndaj të cilit fitoi me rezultatin 2-0.

Tags