Raisi: Projekti i amerikanizimit të botës ka dështuar
(last modified Wed, 20 Sep 2023 07:45:06 GMT )
Shtator 20, 2023 09:45 Europe/Tirane
  •  Raisi: Projekti i amerikanizimit të botës ka dështuar

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit Sejed Ebrahim Raisi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara theksoi: Bota po kalon një tranzicion të pakthyeshëm drejt një rendi në zhvillim dhe projekti i amerikanizimit të botës ka dështuar.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, Sejed Ibrahim Raisi të martën në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke theksuar se demokracia liberale, e cila donte të ishte një model për botën, është bërë një mësim dhe po i afrohet fundit të rrugëtimit të saj, tha: Bota tani po ndryshon dhe po kalon në rendin ndërkombëtar të zhvillimit dhe kjo rrugë është e pakthyeshme; Ekuacioni i hegjemonizmit perëndimor nuk është më i përshtatshëm për botën dhe rendi i vjetër liberal, i cili u shërbente interesave të hegjemonistëve dhe kapitalistëve të pangopur, është duke u braktisur. Presidenti i Iranit theksoi: Projekti i amerikanizimit të botës ka dështuar dhe kombi iranian është krenar që me ndihmën e revolucionit të tij islamik luajti rolin dhe ndriçimin më të madh në heqjen e maskës nga fytyrat e sundimtarëve të Lindjes dhe Perëndimit.

Një Lindje dhe Perëndim i ri nuk duhet të krijohet

Duke thënë se Irani beson se nuk duhet të krijohet një Lindje dhe Perëndim i ri, Raisi shtoi: Irani ka shënuar një kapitull të ri të marrëdhënieve të dobishme me vendet fqinje dhe politika e fqinjësisë së Republikës Islamike është një politikë dashamirëse për rajonin. Ne e konsiderojmë sigurinë e fqinjëve tanë si sigurinë tonë dhe shtrëngojmë ngrohtësisht çdo dorë që zgjatet për miqësi. Ai vazhdoi: Siguria e sotme e disa vendeve fqinje në rajon i detyrohet trimërisë së gjeneralit martir Haj Kassem Sulejmani. Po të mos ishte trimëria e këtij heroi të luftës kundër terrorizmit, shumë zona do të ishin djegur nga ISIS. Mirëpo, a keni parë imazhe në media dhe filma hollivudiane rreth trimërisë së këtij martiri të luftës kundër terrorizmit?!

Vrasja e dëshmorit Haj Kassem Sulejmani ishte një shpërblim për ISIS-in

Presidenti i Iranit shtoi: Vrasja e dëshmorit Haj Kasem Sulejmani ishte një shpërblim për ISIS-in, i cili, sipas autoriteteve amerikane, ishte krijuar nga duart e tyre. Madje edhe ceremonia e varrimit të komandantit të luftës kundër terrorizmit me pjesëmarrjen 25 milion njerëzve dhe trishtimi, zemërimi dhe ndjenja e hakmarrjes e 85 milionë iranianëve ndaj autorëve të këtij akti kriminal, u censurua. Në një pjesë tjetër të fjalës së tij, Raisi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga JCPOA e quajti si shkelje të qartë të parimit të besnikërisë ndaj marrëveshjes dhe tha: Qeveria amerikane shmang përmbushjen e detyrimeve të saj sipas JCPOA për shkak të defektit të qartë në dispozitat e Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit. Me këtë sjellje, Amerika në fakt në kundërshtim me pretendimet e saj ka treguar paligjshmërinë e vet dhe insistimin në imponime, në vend të bashkëpunimit.

Paralajmërim për Amerikën dhe Evropën

Duke thënë se Amerika duke ndërtuar besimin duhet të dëshmojë se ka qëllime të mira dhe ka një vullnet real për të përmbushur detyrimet e saj dhe për të finalizuar procesin, ai gjithashtu paralajmëroi evropianët dhe vuri në dukje se evropianët të cilët pas vitesh që nuk iu përmbajtën detyrimeve të tyre në anulimin e sanksioneve, ata tani po shkelin JCPOA dhe Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ata duke përshpejtuar rrugën e kushtueshme të konfrontimit, duhet të kuptojnë se do të humbasin. Presidenti i Iranit në vazhdim theksoi se armët bërthamore nuk kanë vend në doktrinën mbrojtëse të Republikës Islamike të Iranit dhe raportet e autoriteteve përkatëse ndërkombëtare dhe madje edhe të komuniteteve të inteligjencës perëndimore kanë vërtetuar këtë çështjeje. Ai vuri në dukje se Republika Islamike e Iranit zbaton të drejtën e kombit të saj për të shfrytëzuar teknologjinë paqësore bërthamore dhe tani është koha që Amerika t'i japë fund krizës së vendimeve të gabuara dhe të zgjedhë rrugën e duhur.

Kritika për situatën e të drejtave të njeriut në Perëndim

Presidenti Raisi gjithashtu kritikoi gjendjen e të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtave të grave në Perëndim dhe deklaroi: A mundet Amerika, e cila ka burgun më të madh për nënat në botë, të shqetësohet sinqerisht për të drejtat e grave? Fakte të rëndësishme për Iranin u censuruan në botë dhe deri më tani nuk u tha asgjë për bombardimet kimike kundër popullit iranian, në atë kohë kur disa evropianë i kishin dhënë armë kimike Sadamit, por gjatë asaj kohe imazhi që u transmetua rreth Iranit në botë ishte produkt i shtrembërimit të informacionit të vlefshëm dhe shpërndarja e informacionit të pavlefshëm. Duke theksuar se pikëpamja jonë për të ardhmen është shpresëdhënëse dhe se drejtësia do të bëhet universale, ai shtoi: okupimi, terrorizmi dhe ekstremizmi janë ndër kërcënimet më serioze dhe çrrënjosja e terroristëve varet nga një luftë gjithëpërfshirëse kundër faktorëve kryesorë të saj dhe nga luftimi i terrorizmit në të gjithë botën pa asnjë diskriminim.  Qeveria e vetme në botë e bazuar në aparteid nuk mund të jetë një partner për paqen.

Dënimi i nxitjes së luftës në rajon

Duke dënuar luftënxitjen në rajon, Raisi tha se çdo prani e huaj në Kaukaz dhe në Gjirin Persik jo vetëm që nuk është pjesë e zgjidhjes por është edhe problem dhe vazhdoi: Lufta nuk është zgjidhje e çështjes dhe ne nuk e konsiderojmë luftën në Evropa si në dobi të ndonjë pale evropiane dhe ne besojmë se refuzimi i çdo plani të armëpushimit në luftën e Ukrainës nga SHBA-të tregon se ky vend ka një plan afatgjatë për të dobësuar Evropën. Mbi këtë bazë Raisi theksoi: Republika Islamike mbështet çdo iniciativë për përfundimin e luftës dhe fillimin e procesit politik dhe deklaron gatishmërinë e saj për të luajtur një rol konstruktiv.

Mbrojtja e Kuranit

Presidenti i Iranit, duke mbajtur në dorë një vëllim të Librit të Zotit dhe duke nderuar Kuranin në Kombet e Bashkuara, anti-islamizmin dhe aparteidin kulturor e cilësoi si një akt që është në kundërshtim me dinjitetin e njerëzimit dhe vuri në dukje se: Prapa skenave të këtyre urrejtjeve ka një projekt më të madh, por mësimet e Kur'anit për shoqëritë njerëzore nuk do të digjen kurrë dhe zjarri i fyerjes dhe shtrembërimit nuk do ta shuajë kurrë të vërtetën.

 

Tags