Shtator 22, 2023 08:21 Europe/Tirane
  • Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministri i Jashtëm i Iranit në vazhdim të takimeve diplomatike në Nju Jork u takua dhe diskutoi me homologun e tij nga Emiratet.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Hussein Amir Abdollahian, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u takua dhe bisedoi me Abdullah bin Zayed, ministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në këtë drejtim, Amir Abdollahian shprehu kënaqësinë e tij për vëllimin e lartë të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve dhe duke përmendur theksin e përbashkët në takimin me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed, në bisedimet në Abu Dhabi për të arritur një nivel më të lartë të marrëdhënieve tregtare, foli për nevojën e përgatitjes për raundin e ardhshëm të mbledhjes së komisionit të përbashkët për bashkëpunimin mes dy vendeve. Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit përmendi ftesën e Presidentit të Iranit Sejed Ebrahim Raisi drejtuar Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammad Bin Zayed, si dhe ftesën për homologun e tij nga Emiratet për të vizituar Iranin. Abdullah Bin Zayed, Ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke shprehur kënaqësinë e tij për këtë takim dhe duke falënderuar për ftesën, ka shprehur dëshirën e tij për të vizituar Iranin në të ardhmen e afërt dhe tha: Është e nevojshme që të bëhen përgatitjet për vizitën e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Iran. Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe gjithashtu deklaroi gatishmërinë e vendit të tij për të mbajtur takimin e radhës të komisionit të përbashkët të të dy vendeve dhe tha: Jemi në pritje të finalizimit të datës së propozuar. Ai gjithashtu theksoi nevojën e nënshkrimit të një marrëveshjeje për të shmangur taksimin e dyfishtë në mënyrë që të ndihmojë në rritjen e tregtisë mes dy vendeve.

Tags