Ekspertët sauditë: Vizat me Iranin duhet të hiqen
(last modified Sun, 01 Oct 2023 08:43:56 GMT )
Tetor 01, 2023 10:43 Europe/Tirane
  • Ekspertët sauditë: Vizat me Iranin duhet të hiqen

Ekspertët ushtarakë dhe strategjikë sauditë theksuan se vizat midis Republikës Islamike të Iranit dhe Arabisë Saudite duhet të hiqen dhe bashkëpunimi duhet të zgjerohet.

Irani dhe Arabia Saudite, pas dy vitesh negociata dhe bisedime të organizuara nga Iraku dhe Omani, më 10 mars 2023 dhe pas disa ditë takime dhe bisedime ndërmjet zyrtarëve të institucioneve të sigurisë kombëtare të dy vendeve në Pekin, palët njoftuan marrëveshjen mes Teheranit dhe Riadit për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, Abdullah Al-Asiri një ekspert i çështjeve ushtarake saudite, tha: Rifillimi i marrëdhënieve diplomatike midis Iranit dhe Arabisë Saudite, që nisi disa muaj më parë, është rezultat i dëshirës politike të liderëve të të dy vendeve për të forcuar marrëdhëniet në mënyrë që të plotësohen interesat e tyre të përbashkëta. Al-Asiri deklaroi: Në fazën e parë duhet të hiqen vizat turistike, sepse bashkëpunimi mes dy vendeve për të qenë në përputhje me interesat e tyre do të ketë dimensione të ndryshme. Issa Al-Faiq, një ekspert për çështjet strategjike saudite dhe sigurinë ndërkombëtare, gjithashtu tha se që nga marsi i kaluar ka filluar një kapitull i ri në marrëdhëniet Iran- Arabi Saudite. Kjo marrëdhënie ka nisur pas nënshkrimit të marrëveshjes për rifillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.  Duke vënë në dukje se zbatimi i kësaj marrëveshjeje tashmë ka filluar, Al-Faiq sqaroi: Për të rifilluar marrëdhëniet diplomatike, është e domosdoshme që të hiqen viza turistike. Duhet theksuar se rifillimi i marrëdhënieve politike mes Iranit dhe Arabisë Saudite duhet të konsiderohet një pikë kthese e rëndësishme në zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.