Tetor 01, 2023 21:00 Europe/Tirane
  • 4 çmime për iranianët në Festivalin e Filmit në Tiranë

Në edicionin e 21-të të Festivalit të Filmit në Tiranë kryeqytet i Shqipërisë, çmimet për filmin më të mirë, filmin me metrazh të shkurtër, filmin më të mirë në sektorin Panorama dhe për skenarin më të mirë u ndanë për kineastët iranianë.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë, i cili është një nga aktivitetet e miratuara nga Akademia Oscar, u mbajt nga data 23 deri më 29 shtator në qytetin e Tiranës, kryeqyteti i Shqipërisë dhe së fundi filmi “Kufi pa fund” me producent Abbas Amini fitoi çmimin e madh dhe u vlerësua si filmi më i mirë artistik i këtij evenimenti filmik. Filmi “Kufi pa fund” flet për një mësues të interuar që jeton në një fshat të vogël të varfër të etnisë baloche përgjatë kufirit Iran-Afganistan. Ai takohet me një familje refugjatësh të paligjshëm të etnisë Hazara që po ikin nga rreziku i ardhjes në pushtet të talibanëve. Në seksione të tjera të Festivalit të Filmit në Tiranë, filmi "Emri im është Qielli"  i bashkëprodhuar nga Ali Asgari dhe "Gianluca Mangiashotti" nga Italia fitoi çmimin për filmin më të mirë me metrazh të shkurtër të festivalit. Gjithashtu, filmi iranian me metrazh të shkurtër “Prerja” i producentes Mina Sadati u vlerësua si filmi më i mirë në seksionin e panoramës së këtij eventi kinematografik. Çmimi për skenarin më të mirë të Festivalit të Filmit Tiranë 2023 shkoi për filmin “Shoqëruesi” i producentëve Mahsa Talebi dhe Hesam Dezfuli.

 

Tags