Irani pajis destrojerin Sabalan me numër rekord të raketave cruise
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i149206-irani_pajis_destrojerin_sabalan_me_numër_rekord_të_raketave_cruise
Komandanti i Marinës së Iranit, admiral Shahram Irani tha se forcat e tij kanë arritur të pajisin destrojerin Sabalan me 12 raketa cruise kundër anijeve, duke thyer rekordin për numrin e raketave të dirigjuara të instaluara në luftanijet iraniane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2023 04:52 Europe/Tirane
  • Irani pajis destrojerin Sabalan me numër rekord të raketave cruise

Komandanti i Marinës së Iranit, admiral Shahram Irani tha se forcat e tij kanë arritur të pajisin destrojerin Sabalan me 12 raketa cruise kundër anijeve, duke thyer rekordin për numrin e raketave të dirigjuara të instaluara në luftanijet iraniane.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Tasnim të dielën, Irani tha se destrojeri i pajisur me raketa do të zbulohet së shpejti. Admiral Irani tha se Marina do të marrë gjithashtu në të ardhmen e afërt një destrojer të ri të projektuar dhe zhvilluar brenda vendit, i cili është i pajisur me sisteme shumë më të avancuara dhe të përpunuara në krahasim me anijet ushtarake të zbuluara tashmë. Ai tha se anija ushtarake vendase, e quajtur Deylaman, së shpejti do t'i bashkohet flotës detare të Iranit. Komandanti i Marinës së Iranit tha gjithashtu se Marina iraniane planifikon të krijojë një bazë në Antarktidë.