Uniteti Islam baza për rikthimin e lavdisë së qytetërimit islam
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i149212-uniteti_islam_baza_për_rikthimin_e_lavdisë_së_qytetërimit_islam
Prej ditës së djeshme në sallën e konferencave ka filluar Konferenca e 37-të Ndërkombëtare e Unitetit Islamik me prezencën e presidentit Sejed Ebrahim Raisi dhe shoqërinë e përfaqësuesve të universiteteve dhe profesorëve nga vende të ndryshme islame. 
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 02, 2023 16:52 Europe/Tirane
  • Uniteti Islam baza për rikthimin e lavdisë së qytetërimit islam

Prej ditës së djeshme në sallën e konferencave ka filluar Konferenca e 37-të Ndërkombëtare e Unitetit Islamik me prezencën e presidentit Sejed Ebrahim Raisi dhe shoqërinë e përfaqësuesve të universiteteve dhe profesorëve nga vende të ndryshme islame. 

Konferenca e 37-të Ndërkombëtare e Unitetit Islamik me temën “Bashkëpunimi islam për arritjen e vlerave të përbashkëta” po mbahet me pjesëmarrjen e më shumë se tre mijë dijetarëve dhe intelektualëve nga 41 shtete. Në këtë konferencë do të diskutohen një sërë temash dhe çështjesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me botën islame. Në këtë konferencë janë formuar komisione të posaçme për shqyrtimin e mundësive për arritjen e këtyre synimeve dhe heqjen e pengesave për bashkim dhe zhvillim. Gjetja e vlerave të përbashkëta, shpjegimi dhe prezantimi i tyre tek myslimanët, ftesa drejtuar atyre për të vëzhguar dhe për t'u përkushtuar ndaj këtyre synimeve, është metoda më e rëndësishme për të realizuar solidaritetin dhe afrimin e myslimanëve. Tashmë që slogani qendror i kësaj konference është "bashkëpunimi për arritjen e vlerave të përbashkëta", me konsensusin e mendimtarëve dhe studiuesve të botës islame është krijuar një mundësi e vlefshme për t'u prezantuar muslimanëve, burimet e të përbashkëtave islame, në mënyrë që këto burime më pas t'u prezantohen muslimanëve, të cilët nën drejtimin e islamit duhet të bëjë më shumë hapa drejt solidaritetit dhe me një fjalë të arrijë në "një komb të vetëm", gjë e cila mund të realizohet vetëm nga mendimtarët islamë. Diskutimi i afrimit të medhhebeve islame dhe i afrimit ndërmjet bashkësisë botërore monoteiste, si dhe diskutimi i afrimit ndërmjet mendimeve të përbashkëta në mbarë njerëzimin, është një nga detyrat më të rëndësishme që theksohet nga dashamirësit e bashkësisë fetare dhe shoqërisë njerëzore dhe është një nga shpresat dhe ëndrrat e shumë njerëzve të arsimuar. Prej 37 vitesh në Teheran mbahen konferenca ndërkombëtare e unitetit me qëllim forcimin e unitetit dhe zgjidhjen e krizave dhe problemeve të botës islame dhe për të forcuar aftësinë për rritjen e mundësive të muslimanëve në fusha të ndryshme. Pas shpalljes së Javës së Unitetit nga themeluesi i Revolucionit Islamik, Imam Khomeini (ra) dhe bazuar në strategjinë e Republikës Islamike të Iranit për të forcuar unitetin islamik mes myslimanëve, u mor vendimi për mbajtjen e Konferencës Ndërkombëtare të Unitetit Islamik. Që nga viti 1369 H.Sh Organizata e Propagandës Islame ka qenë përgjegjëse për mbajtjen e katër sesioneve të kësaj konference, por pas themelimit të Forumit Botëror për Përafrimin e Medhhebeve Islame, i cili u ngrit me urdhër të Udhëheqësit Suprem, zbatimi i kësaj detyre të rëndësishme iu besua Forumit Botëror për Përafrimin e Medhhebeve Islame. Java e Unitetit u emërua me miratimin e Imami (ra) për të qenë një platformë për unitetin e Umetit Islam dhe për të hequr pluhurin e hipokrizisë dhe ndarjes. Shkëndija e parë e emërtimit të javës së unitetit e ka piknisjen pas internimit të liderit suprem në Iranshahr, ku ai zhvilloi takime me dijetarët sunitë dhe mendoi të emërtojë javën e unitetit dhe pas fitores së revolucionit islamik, Imam Khomeini (ra) e miratoi këtë projekt. Nga data 12 deri më 17 Rabiul Evvel, me dekret të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, në kalendarin e Republikës Islamike është emërtuar Java e Unitetit; Dita e 12 Rabiul-Evvel është ditëlindja e Profetit (savs) sipas sunitëve dhe 17 e Rabiul-Evvel është ditëlindja e Profetit fisnik të Islamit (savs) sipas shiitëve. Emërtimi i periudhës nga 12 deri në 17 të Rabi al-Evval si java e unitetit u mirëprit jo vetëm në Iranin Islamik por edhe në botën islame dhe çdo vit në këtë javë organizohen programe të ndryshme kulturore me praninë e dijetarëve dhe klerikëve shiitë dhe sunitë, për të treguar unitetin dhe solidaritetin. Qëllimi kryesor i mbajtjes së programeve të veçanta të Javës së Unitetit është forcimi i unitetit dhe solidaritetit të Umetit Islam nën ndikimin e Profetit dhe fjalëve të Zotit në Kuranin e shenjtë për vazhdimin e nderit dhe lavdisë së muslimanëve në botë. Këto ditë janë mundësia më e mirë për të përgatitur programe bashkuese dhe për të shpjeguar bekimet dhe domosdoshmërinë e unitetit për rininë dhe popullin e përgjithshëm shiitë dhe sunit. Projekti i unitetit islam është një projekt qytetërues përpara se të jetë një projekt politik. Shfaqja e qytetërimit islam është e mundur vetëm me unitetin e shiitëve dhe sunitëve dhe për ta arritur atë, e gjithë bota islame duhet të bashkohet. Fuqia, përparimi shkencor dhe qytetërimi islam varen nga realizimi i unitetit në shoqëritë islame dhe pa dyshim që ringjallja e qytetërimit islam kalon në rrugën e bashkimit mes myslimanëve.