Fillon stërvitja detare me kodin "Muhamed Resulullah" në Gjirin Persik.
(last modified Wed, 11 Oct 2023 07:49:33 GMT )
Tetor 11, 2023 09:49 Europe/Tirane
  • Fillon stërvitja detare me kodin

Stërvitja rajonale detare e quajtur Muhamed Resulullah 2 (savs), filloi me praninë e njësive të patrullimit kufitar Hormozgan, Bushehr, Chabahar dhe Keshm në ujërat e kaltra të Gjirit Persik, brigjet e portit Bandar Abbas dhe ishullit Hormoz.

Sipas IRNA, stërvitja rajonale detare Muhamed Resulullah 2 (savs) ka si objektiv përballjen me anijet që shkelin kufirin, me anijet që transportojnë mallra kontrabandë dhe me elementët që kryejnë pirateri detare. Ceremonia e nisje së manovrës u bë me praninë e gjeneral brigade Ahmed Reza Radan, Komandant i Përgjithshëm i Forcës së rojeve bregdetare, gjeneral brigade Ahmad Ali Guderzi, komandant i Gardës Kufitare, Mehdi Dosti, Guvernator i Hormozganit dhe zyrtarë të lartë ushtarakë. Qëllimi i stërvitjes i cili do të zhvillohet me praninë e madhe të forcave detare të Hormozganit dhe Bushehr dhe Chabahar, është rritja e fuqisë luftarake të rojeve kufitare të vendosura në provincat bregdetare dhe krijimi i një faktori sigurie në kufijtë ujorë të Gjirit Persik.