Tetor 12, 2023 09:06 Europe/Tirane
  • Raisi bisedon me Bin Selman mbi zhvillimet në Palestinë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite biseduan në telefon për zhvillimet në Palestinë dhe nevojën për të ndaluar krimet e luftës të regjimit sionist.

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, “Mohammed Jamshidi”, shefi për Çështje Politike të Zyrës së Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në një njoftim në rrjetin social X, përmendi bisedën e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit Sejed Ibrahim Raisi dhe Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman të cilët diskutuan për Palestinën dhe domosdoshmërinë për ndërprerjen e krimeve të luftës. Në këtë njoftim thuhet: Në këtë bisedë, të dyja palët, duke theksuar unitetin e botës islame, krimet e regjimit sionist që u bënë me dritën jeshile të SHBA-së i konsideruan si shkak të situatës së pasigurisë që ka krijuar regjimi dhe mbështetësit e tij. Pas operacionit të së shtunës (7 tetor) të degës ushtarake të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) kundër regjimit pushtues të Izraelit, i njohur si "Stuhia Al-Aksa", regjimi sionist sulmoi Rripin e Gazës dhe këto sulme janë ende duke vazhduar.

Tags