Amir Abdulahjan takohet me kryeministrin e Libanit
Ministri i punëve të jashtme të Iranit gjatë vizitës së tij në Liban, ka zhvilluar një takim dhe ka biseduar me kryeministrin e Libanit.
Zyra për informim e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, pas vizitës në Bagdad, ka shkuar për një vizitë në Bejrut dhe sot (e premte) në mëngjes është takuar dhe ka biseduar me Naxhib Mikati, kryeministrin e Libanit.
Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka theksuar se qëllimi i kësaj vizite është të theksohet edhe një herë rëndësia e sigurisë dhe progresit të Libanit në proceset që ka përpara, ndërsa në lidhje me Palestinën duke vë në dukje operacionin e fundit të rezistencës palestineze, deklaroi: "Ky veprim i palestinezëve konsiderohet një reagim i natyrshëm ndaj krimeve të Netanjahut, sidomos gjatë muajve të fundit".
Amir Abdulahjan duke vë në dukje mbështetjen e pakufizuar të Amerikës ndaj krimeve aktuale të regjimit sionist, vlerësoi se kjo do ta përkeqësojë situatën më shumë se në të kaluarën dhe shtoi: "Disa janë të shqetësuar për zgjerimin e përmasave të luftës në rajon dhe hapjen e fronteve të reja të luftës. Amerika të gjithë po i fton për vetëpërmbajtje kurse po i jep armatime dhe bomba regjimit sionist".
Amir Abdulahjan theksoi: "Republika Islamike e Iranit duke marrë parasysh rrethanat aktuale në Palestinë, ka propozuar organizimin e një takimi të jashtëzakonshëm të ministrave të punëve të jashtme të Organizatës për Bashkëpunim Islamik dhe zhvillimin e një takimi të nivelit të lartë mes vendeve islame në lidhje me çështjen e Palestinës".
Kryeministri i Libanit në këtë takim gjithashtu i vlerësoi shumë të vështira rrethanat aktuale në Rripin e Gazës dhe deklaroi: "Libani mbështet Palestinën si një çështje të vërtetë".
Mikati i vlerësoi të rëndësishme kontaktet diplomatike për ta frenuar këtë situatë tensionuese dhe e përshkroi të rëndësishëm rolin e Iranit në këto përpjekje diplomatike dhe deklaroi se të gjitha përpjekjet për të parandaluar një luftë rajonale janë një domosdoshmëri e rëndësishme dhe urgjente.
Vlen të theksohet se pas fillimit të operacionit "Stuhia Al-Aksa" më 7 tetor nga ana e degës ushtarake të Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) kundër regjimit pushtues sionist, ky regjim gjakpirës ka filluar bombardimin e zonave civile në Rripin e Gazës. Njëkohësisht me vazhdimin e sulmeve dhe bombardimeve të regjimit pushtues sionist ndaj Rripit të Gazës, Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka deklaruar se si pasojë e këtij agresioni barbar janë vrarë mbi 1500 civilë palestinezë dhe janë plagosur mbi 7200 të tjerë.