Amir Abdollahian shkon në Damask
Tetor 13, 2023 20:19 Europe/Tirane
Ministri i Jashtëm i Iranit në vazhdim të udhëtimit të tij rajonal mbërriti në Damask.
Gjatë udhëtimit të tij në Siri që është destinacioni i tretë i udhëtimit të tij rajonal, Hussein Amir Abdollahian do të takohet dhe do të bisedojë me presidentin sirian Bashar al-Assad. Amir Abdollahian u nis nga Bejruti për në Damask pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbollahut, kryetarin e Parlamentit libanez, ministrin e Jashtëm dhe kryeministrin e këtij vendi. Ministri i Jashtëm të enjten nisi një udhëtim në vendet e zonës së rezistencës me qëllim konsultimin për çështjen palestineze.
Tags