Revista Bild: Gjermania po përgatitet për operacione ushtarake në Lindjen e Mesme
Gazeta gjermane Bild raportoi se qeveria e Berlinit ka marrë vendim të vendosë disa nga njësitë e saj kryesore të forcave speciale në Qipro ndërsa po përgatitet për situata të mundshme krize në territoret e pushtuara, Gaza dhe lindjen e mesme.
Komanda e Forcave Speciale të Gjermanisë (KSK) është vendosur në Qipro, raportoi të mërkurën gazeta Bild, duke shtuar se njësitë e Forcave Speciale të Marinës (KSM), të njohura gjithashtu si notarë luftarakë, janë vendosur në këtë zonë. Sipas raportit të Bild, Berlini në mes të përshkallëzimit të tensionit midis regjimit sionist dhe grupit palestinez të rezistencës Hamas me bazë në Gaza, po përgatitet për "të gjithë skenarët". Hamasi ka konfirmuar se ka kapur më shumë se 200 persona gjatë operacioneve të tij. Sipas Bild, mes robërve ka një madh të qytetarëve gjermanë. Forcat speciale mund të përdoren potencialisht për t'i liruar ata, tha gazeta, duke shtuar se njësitë mund të përdoren gjithashtu për të evakuuar qytetarët gjermanë që punojnë në Gaza apo edhe për të ndihmuar gjermanët që të largohen nga Libani nëse konflikti midis Tel Avivit dhe Hamasit përshkallëzohet dhe zhvendosen në Liban.