Amir Abdulahjan: Dinozauri polli një mizë!
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i150092-amir_abdulahjan_dinozauri_polli_një_mizë!
Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke vënë në dukje përshkrimin e një prej ministrave të punëve të jashtme në lidhje me vizitën e Biden në Tel Aviv dhe pretendimin për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza të cilin e kishte përshkruar me shprehjen "Dinozauri polli një mizë", deklaroi: "Dëshiroj që me zë të lartë të deklaroj koha po përfundon dhe luftënxitësit nuk do të mund ta eliminojnë rezistencën dhe Hamasin nga Rripi i Gazës".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 19, 2023 17:40 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Dinozauri polli një mizë!

Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke vënë në dukje përshkrimin e një prej ministrave të punëve të jashtme në lidhje me vizitën e Biden në Tel Aviv dhe pretendimin për dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza të cilin e kishte përshkruar me shprehjen "Dinozauri polli një mizë", deklaroi: "Dëshiroj që me zë të lartë të deklaroj koha po përfundon dhe luftënxitësit nuk do të mund ta eliminojnë rezistencën dhe Hamasin nga Rripi i Gazës".

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, sot para se të nisej drejt Teheranit, mbajti një konferencë për shtyp në Xhide të Arabisë Saudite në të cilën para gazetarëve tha: "Në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Organizatës për Bashkëpunim Islamik të gjithë ministrat kishin qëndrim të unifikuar për ndërprerjen e menjëhershme të krimeve të luftës së regjimit fals të Izraelit kundër popullatës palestineze në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor. Të gjithë kishim qëndrim të unifikuar që faktorët politikë dhe fuqitë nuk duhet të qëndrojnë indiferent ndaj vrasjes së grave, fëmijëve dhe civilëve palestinezë dhe në mënyrë urgjente duhet të ndërmarrin veprime".

Dinozauri polli një mizë!

Ai vazhdoi: "Në takimet dypalëshe pati një kritikë të re në lidhje me paraqitjen dhe veprimet e presidentit amerikan Joe Biden, para së gjithash, së pari, në kohën kur një spital në Gaza (Spitali Al-Mu'amedani) ishte vënë në shënjestër të bombave sioniste dhe më shumë se një mijë civilë, pacientë dhe stafi mjekësor u vra, Joe Biden po hyn në rajon në mbështetje të palës luftënxitëse (regjimit sionist) dhe së dyti, interpretimi i njërit prej ministrave të jashtëm ishte se Biden erdhi dhe, në interpretimin e tij, "Dinozauri polli një mizë!" Me të gjitha pretendimet që bëjnë demokratët për mbështetje të të drejtave të njeriut dhe çështjeve humanitare, ai (Biden) deklaroi se ne koordinuam çështjet që në ditët në vijim të hyjnë 20 kamionë me ndihma humanitare në Gaza!!!".

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha: "Kjo është me të vërtetë shumë qesharake. Për të mbuluar mbështetjen e tij për një kriminel, presidenti amerikan po flet për dërgimin e deri në 20 kamionë me ndihma humanitare në Gaza, e cila sot ka nevojë të madhe për ushqim, ilaçe dhe karburant".

Duke thënë se në atmosferën e samitit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik kishte shqetësime serioze, Amir Abdulahjan tha: "Të gjithë janë të shqetësuar për zgjerimin e fushës së luftës dhe sigurisht, me situatën që po shohim, kjo është një çështje që është e pashmangshme dhe një ngjarje e tillë mund të ndodhë në çdo kohë. Të gjithë kishin qëndrim të unifikuar se rajoni po përjeton një situatë si një fuçi baruti dhe ekziston mundësia e shpërthimit dhe dalë jashtë kontrollit. Shpresojmë të shohim ndërprerjen e krimeve të luftës kundër Gazës sa më shpejt të jetë e mundur".

Koha po përfundon shumë shpejtë

Ai tha: "Edhe një herë, nga Xheda, vendi i takimit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, dua të deklaroj me zë të lartë se koha po ikën dhe nëse luftënxitësit mendojnë se mund të eliminojnë rezistencën dhe Hamasin nga Rripi i Gazës, ata patjetër kanë thënë diçka shumë të ekzagjeruar. Ata e bënë një pretendim të tillë vite më parë për eliminimin dhe çarmatosjen e Hezbulahut në Liban, por tani bota është dëshmitare se Hezbullahu është në gjendjen dhe pozicionin e tij më të fortë. E thashë qartë në takimin e djeshëm dhe realisht të gjithë ministrat e jashtëm që ishin të pranishëm në takim, thanë se ky pretendim i sionistëve dhe i palës amerikane se spitali ishte sulmuar nga Xhihadi Islamik apo rezistenca palestineze, është një pretendim shumë qesharak dhe pa kurrfarë baze".

Amir Abdulahjan shpjegoi: "Askush nuk beson dhe nuk imagjinon se një veprim i tillë të jetë kryer nga forcat e rezistencës palestineze, të cilat për të mbrojtur sigurinë dhe gratë, fëmijët dhe civilët, kryen operacionin më krenar deri më tani "Stuhia Al-Aksa" në kushtet më të vështira. Sigurisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës që pozicionohen me gjithë fuqinë e tyre mediatike pas Netanjahut për t'ia atribuar rezistencës këtë krim lufte dhe të tmerrshëm ndaj pacientëve në spitalin e Gazës, nuk mund ta zbardhin fytyrën e Netanjahut".

Vlen të theksohet se në Xheda të Arabisë Saudite u organizua takimi i jashtëzakonshëm i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Bashkëpunim Islamik me praninë e ministrave të jashtëm dhe zyrtarëve nga vendet anëtare. Rezultati i takimit të jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Xheda ishte miratimi i një deklarate në të cilën shtetet anëtare kërkuan ndalimin e menjëhershëm të agresionit brutal të forcave pushtuese izraelite kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës dhe heqjen e bllokadës së vendosur. Në këtë deklaratë, komunitetit ndërkombëtar iu kërkua gjithashtu të ofrojë ndihma humanitare, mjekësore, emergjente, furnizim me ujë dhe energji elektrike dhe menjëherë të rihapë korridoret e sigurta humanitare për të dërguar ndihma urgjente në Rripin e Gazës. Në të njëjtën kohë, vendet anëtare të kësaj organizate theksuan qendrueshmërinë e çështjes palestineze për të gjithë umetin islam, duke mbështetur të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez, veçanërisht të drejtën për vetëvendosje dhe kthimin e refugjatëve palestinezë, të drejtën për pavarësinë dhe formimin e shtetit palestinez.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan, i cili mori pjesë në takim në krye të një delegacioni, mbajti një fjalim dhe paraqiti 12 propozime, duke përfshirë sanksionet politike dhe ekonomike ndaj regjimit sionist nga vendet myslimane, formimin e një grupi ligjor juristësh nga bota islame për mbrojtjen ligjore të popullit palestinez dhe ndjekjen penale të autorëve dhe komandantëve izraelitë dhe kriminelëve të luftës duke përfshirë ushtarë, politikanë dhe pilotë që janë përgjegjës për vrasjen e civilëve palestinezë, ndërprerjen e marrëdhënieve të vendeve islamike me regjimin sionist, duke formuar një gjykatë për krimet e luftës për luftënxitësit e regjimit sionist, pilotët, komandantët e ushtrisë dhe zyrtarët politikë të këtij regjimi etj.. Ai u takua me disa nga homologët e tij nga Kuvajti, Libani, Indonezia, Iraku, Tunizia, Republika e Azerbajxhanit, Arabia Saudite, Mauritania, Katari dhe me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik dhe diskutoi situatën në Palestina dhe krimet e sionistëve në Gaza, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.