Amerikanët dirigjojnë sulmet izraelite në Gaza
Një gjeneral i lartë iranian tha se komandantët nga Komanda Qendrore e SHBA (CENTCOM) si dhe nga ushtria dhe marina amerikane kanë udhëtuar në Tel Aviv për të ndihmuar zyrtarët izraelitë në sulmin e tyre ushtarak kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.
“Forcat e Armatosura iraniane kanë marrë informacione se komandantët e CENTCOM-it, si dhe Ushtria dhe Marina e SHBA-së, janë bashkuar me komandantët izraelitë në një bazë nëntokësore në Tel Aviv për të mbikëqyrur dhe drejtuar ofensivat brutale të regjimit sionist kundër popullit palestinez", tha të martën Gjeneralmajor Gholam-Ali Rashid, komandant i Shtabit Qendror të bazës Khatam al-Anbiya, në një mbledhje të komandantëve dhe zyrtarëve të policisë iraniane në Teheran.
Ai më tej shtoi: “Kjo tregon se veprimet e Shteteve të Bashkuara bien ndesh me pretendimin e tyre për frenimin e luftës në rajon, pasi mijëra bomba dhe raketa shkatërruese janë dërguar tashmë në Palestinën e pushtuar dhe Amerika po ofron udhëzime dhe mbështetje për operacionet tokësore të Izraelit”.
Ai kritikoi Uashingtonin për hipokrizinë dhe dyfytyrësinë e tij.
Gjeneral Rashid shprehu gjithashtu besimin se kombi heroik palestinez, së bashku me Hamasin, Xhihadin Islamik dhe grupet e tjera të rezistencës me bazë në Gaza, përfundimisht do të triumfojnë mbi Izraelin dhe SHBA-në dhe do t'u shkaktojnë atyre humbje.