Tubim mbështetës i popullit të Teheranit përpara ambasadës së Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i150718-tubim_mbështetës_i_popullit_të_teheranit_përpara_ambasadës_së_jemenit
Një grup studentësh dhe banorësh të Teheranit u mblodhën para ambasadës së Jemenit në Teheran në mbështetje të veprimit të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit për shpalljen e luftës ndaj regjimit sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 01, 2023 05:10 Europe/Tirane
  • Tubim mbështetës i popullit të Teheranit përpara ambasadës së Jemenit

Një grup studentësh dhe banorësh të Teheranit u mblodhën para ambasadës së Jemenit në Teheran në mbështetje të veprimit të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit për shpalljen e luftës ndaj regjimit sionist.

Në përgjigje të krimeve të kryera nga regjimi sionist kundër popullit palestinez, Qeveria e Shpëtimit Kombëtar të Jemenit në një veprim të guximshëm njoftoi se do të shkojë në luftë në mbështetje të popullit palestinez.  Sulmi brutal i regjimit sionist në zonat e banuara të Rripit të Gazës ka hyrë në javën e katërt radhazi dhe sipas njoftimit të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë kanë rënë dëshmorë mbi 8500 palestinezë, gjysma e të cilëve janë fëmijë të pambrojtur dhe të shtypur.  Sipas IRNA, Një grup studentësh dhe banorësh të Teheranit me parulla kanë dënuar krimet e regjimit sionist kundër popullit palestinez.  Demonstruesit i vunë zjarrin flamurit të regjimit sionist.