Tubim mbështetës i popullit të Teheranit përpara ambasadës së Jemenit
Një grup studentësh dhe banorësh të Teheranit u mblodhën para ambasadës së Jemenit në Teheran në mbështetje të veprimit të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit për shpalljen e luftës ndaj regjimit sionist.
Në përgjigje të krimeve të kryera nga regjimi sionist kundër popullit palestinez, Qeveria e Shpëtimit Kombëtar të Jemenit në një veprim të guximshëm njoftoi se do të shkojë në luftë në mbështetje të popullit palestinez. Sulmi brutal i regjimit sionist në zonat e banuara të Rripit të Gazës ka hyrë në javën e katërt radhazi dhe sipas njoftimit të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë kanë rënë dëshmorë mbi 8500 palestinezë, gjysma e të cilëve janë fëmijë të pambrojtur dhe të shtypur. Sipas IRNA, Një grup studentësh dhe banorësh të Teheranit me parulla kanë dënuar krimet e regjimit sionist kundër popullit palestinez. Demonstruesit i vunë zjarrin flamurit të regjimit sionist.