Kanani: Amerika ka marrë peng Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, tha se Amerika dhe disa vende evropiane kanë marrë peng Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit dhe kanë sakrifikuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare si dhe të drejtat e njeriut për interesat e regjimit racist dhe kriminal izraelit.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Naser Kanani në faqen sociale X në lidhje me vazhdimin e krimeve të regjimit sionist kundër popullit palestinez ka shkruar: “Shkatërrimi i kampit Al-Berixh në qendër të Rripit të Gazës pas sulmeve të regjimit sionist, tregon thellësinë e krimit dhe masakrës!
Shumica dërrmuese e vendeve, qeverive dhe kombeve të botës po kërkojnë një armëpushim dhe përfundimin e sulmeve shkatërruese dhe të çmendura të regjimit sionist kundër popullit të pambrojtur të Gazës, me përjashtim të qeverisë amerikane dhe disa qeveri specifike evropiane, të cilat gjithmonë ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve të tjera nën sloganin e rremë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Është e qartë se Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane, kanë marrë peng Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit dhe po sakrifikojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut për interesat e regjimit racist dhe kriminal izraelit. Ato duhet të mbahen përgjegjëse për të gjitha këto krime lufte."