Ndërron jetë këngëtari veteran iranian Akbar Golpeigani
Ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare Akbar Golpeigani, këngëtar veteran dhe i njohur iranian.
Akbar Golpeigani lindi më 30 janar 1934 në Teheran. Edhe pse fillimisht e filloi karrierën e tij artistike si lexues i Kuranit, ai në vitin 1941filloi të mësonte instrumente muzikore iraniane nga babai i tij. Ai gjithashtu studioi me mësues të muzikës si Abolhassan Saba, Morteza Mahjoubi, Parviz Yahaghi dhe Adib Khansari. Ky këngëtar u ftua në radio në vitin 1958 me ftesë të Daëood Pirnia. Golpeigani ka zgjeruar karrierën e tij në programin “Golha”. Golpeigani mori një doktoratë nderi nga Universiteti i Teheranit në 2005. Ndër veprat e tij të njohura që kanë mbetur gjithmonë në kujtesën e njerëzve, mund të përmendim këngët "Darvish" dhe "Flokët e bardha". Gjithashtu zëri i tij është përdorur në një film botëror të quajtur Medea, realizuar nga regjisori italian Pier Paolo Pasolini.