Tre agjentë të Mosadit arrestohen në lindje të Iranit
Tre agjentë të Mossad-it u arrestuan në operacionin e përbashkët të Ministrisë së Inteligjencës së Republikës Islamike të Iranit dhe talebanëve të Afganistanit në lindje të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se këta tre agjentë të Mossad-it që u arrestuan në zonat malore të kufijve mes Iranit dhe Afganistanit; planifikonin të lëshonin dron kamikazë nga kufiri afgan drejt objektivave në Iran.
Tre personat e arrestuar do të transferohen së shpejti në Iran për t'u marrë në pyetje.
Pas fitores së Revolucionit Islamik në Iran, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme për të përmbysur dhe luftuar Republikën Islamike të Iranit nga Amerika, regjimi sionist dhe aleatët e tyre rajonalë.
Vitet e fundit, me dështimin e presionit maksimal të sanksioneve amerikane; u krijua presioni maksimal i sigurisë kundër Iranit. Në këto lëvizje ka një bashkëpunim të gjerë mes Izraelit, Amerikës dhe Anglisë.