Amir Abdulahjan: Shtëpia e Bardhë preferon të mbetet partnere e krimit
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi: "Shtëpia e Bardhë preferon të vazhdojë të jetë bashkëpunëtore e krimit dhe të mbështesë regjimin e shembur izraelit me koston e përballjes me opinionin publik të botës".
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Iranit, Husejn Amir Abdulahjan në llogarinë e tij në rrjetet sociale shkroi në lidhje me mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj regjimit sionist në vrasjen e popullit palestinez, ndërsa duke iu referuar kërkesës së më shumë se 120 vendeve të botës për të ndaluar luftën në Rripin e Gazës, theksoi: "Miliona njerëz në qytete të ndryshme të botës duke përfshirë edhe Uashingtonin dolën në rrugë në mbështetje të Palestinës dhe po dënojnë krimet e luftës të regjimit sionist, por Shtëpia e Bardhë preferon të vazhdojë të mbetet bashkëpunëtore e këtyre krimeve të luftës dhe të shoqërojë regjimin e shembur izraelit me koston e përballjes me opinionin publik të botës".